Na shkruaj
AGJENCI + STUDIO

Ide që bëhen
fushata.

Strategji. Përmbajtje. Reklama.

Shiko punët
Syze të kuqe dhe reflektimi i produktit në një kuadër të realizuar nga 3ND

Ide, strategji dhe realizim.
Në një ekip.

Zbulo 3ND
PUNË NGA 3NDFOTO / VIDEO

Punë që flasin.

Produkti yt. Një kënd tjetër.

Fotografi ushqimi me pulë, oriz dhe një pirun në plan të parë
Fotografi ushqimi
Produkt kujdesi AMIS Beauty mbi teksturë argjendi me ndriçim të kaltër
Fotografi produkti
Kuadër nga videoja e 3ND me vaj Elvital në një dorë
Kuadër nga videoja
Kanaçe Aranciata me portokaj në një kompozim të ndritshëm
Fotografi produkti
NGA IDEJA TE PUBLIKIMI

Prej produktit
te reklama.

Agjenci marketingu me studion e vet profesionale.

  1. 01 / IDEJA

    E gjejmë drejtimin.

    Objektivi, mesazhi dhe koncepti.

  2. 02 / PRODHIMI

    E bëjmë reale.

    Foto, dizajn dhe video në studion tonë.

  3. 03 / PUBLIKIMI

    E publikojmë.

    Postime dhe reklama, sipas planit të dakorduar.

PAKETATSTART / GROW / FULL

Ofertat aktive.

Për rezervime deri më , përfshirë.

Sasi për paketë. Menaxhimi i Meta Ads në FULL; buxheti i reklamimit veçmas.

Kushtet e paketave

Shtrirja e punës

Videot janë deri në 30 sekonda. Secili sesion në studio zgjat deri në 2 orë. Përfshihet një rishikim për material. Numri i dizajneve, videove, produkteve, sesioneve dhe koncepteve është gjithsej për paketë, jo për platformë ose për sesion.

Koncepti i skenës përfshihet. Materialet fizike, dekori dhe ndërtimi i skenës kushtojnë shtesë dhe realizohen vetëm pas aprovimit paraprak të klientit.

Reklamat dhe puna shtesë

Menaxhimi i Meta Ads përfshihet vetëm në FULL, me maksimum 2 fushata aktive. Buxheti i reklamimit është veçmas nga çmimi i paketës.

Aktorët, xhirimet jashtë studios, rixhirimet dhe përgjigjet në inbox nuk përfshihen. Web-i, aplikacionet dhe projektet 3D ofertohen veçmas, sipas kërkesës.

Vlefshmëria e ofertës

Oferta vlen për rezervim deri më 30 nëntor 2026, përfshirë, sipas orës në Prishtinë. Kjo është data e fundit për rezervimin e ofertës, jo data e përfundimit të shërbimit. Afati i realizimit dhe kalendari i postimeve dakordohen me klientin. Për FULL, edhe kohëzgjatja e menaxhimit të reklamave dakordohet paraprakisht.

Pagesë një herë, pa kontratë dhe pa tvsh. Detajet dhe disponueshmëria konfirmohen para dakordimit. Paketat nuk garantojnë shitje ose rezultate të caktuara.

SHËRBIMET01 — 06

Krejt marketingu
që i duhet biznesit tënd.

Strategji, përmbajtje, postime dhe reklama. Me një ekip.

01

Foto, dizajn & video

Fotografi produktesh, dizajne, video dhe reels, të realizuara me studion tonë profesionale.

02

Strategji marketingu

Audienca, mesazhi, kanalet dhe plani i marketingut, të lidhura me objektivin e biznesit.

03

Postime në rrjete sociale

Kalendari, tekstet, vizualet dhe publikimi i postimeve të aprovuara, sipas ritmit të dakorduar.

04

Meta Ads

Planifikim, menaxhim dhe përmirësim reklamash në Facebook e Instagram. Buxheti i reklamimit dakordohet veçmas.

05

Web & aplikacione

Faqe web dhe aplikacione që thjeshtojnë punën dhe shërbimin ndaj klientëve, sipas nevojave të biznesit.

Projekt i personalizuar, me ofertë të veçantë. Nuk përfshihet në paketat START, GROW ose FULL.

06

3D & animacion

Vizualizime produktesh dhe animacione 3D për reklama e prezantime.

Projekt i personalizuar, me ofertë të veçantë. Nuk përfshihet në paketat START, GROW ose FULL.

PA PAQARTËSI

Pyetje të shkurtra.

Si paguhen paketat?

Pagesë një herë, pa kontratë dhe pa tvsh. Sasitë janë gjithsej për paketë; afati i realizimit dakordohet bashkë.

A përfshihet buxheti i reklamimit?

Jo, paguhet veçmas. Vetëm FULL përfshin menaxhim Meta Ads, me deri në 2 fushata aktive. Kohëzgjatja dakordohet paraprakisht.

A përfshihen skena dhe dekori?

Koncepti i skenës përfshihet. Materialet fizike, dekori dhe ndërtimi kushtojnë shtesë, vetëm me aprovimin tënd paraprak.

Si e nisim?

Na shkruan në WhatsApp ose plotëson brief-in e shkurtër. Detajet, afatet dhe disponueshmëria konfirmohen para dakordimit.

HAPI I RADHËSLE TA NISIM ME NJË BISEDË

E ke një ide?

Flasim në WhatsApp

Një ide mjafton.

3ND / BRIEF I SHKURTËR

Çka ke në mendje?

Tri përgjigje për një drejtim fillestar. Ky brief nuk zgjedh paketë dhe nuk ndryshon përfshirjet e saj. Pa llogari dhe pa dërgim automatik.

HAPI 1 NGA 3
Çfarë biznesi ke?
Vazhdo në WhatsApp ↗

WhatsApp hap mesazhin e përgatitur. Ti e kontrollon dhe e dërgon vetë.